Aktualitet Nuk harroi “traditën”, breshëri kallashnikovi për të pritur 2022, arrestohet

Nuk harroi “traditën”, breshëri kallashnikovi për të pritur 2022, arrestohet

Policia e Matit arrestoi një të ri dhe procedoi penalisht një tjetër pasi në mesnatën e ndërrimit të viteve qëlluan me breshëri automatiku në ajër, duke shkaktuar panik dhe tek banorët e zonës.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të policisë, u vu në pranga 42-vjeçari G.K. dhe u procedua M.K. si autorët e dyshuar të të shtënave me armë pranë banesës së tyre në lagjen “Drita” të Burrelit.

Në banesën e këtyre shtetasve policia sekuestroi armën automatike, një kallëp dinamit, 3 kapsolla dhe 3 gëzhoja.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.