Sport Messi dhe Aguerro, akuza arbitrave: Na u mohuan dy penallti, pse nuk...

Messi dhe Aguerro, akuza arbitrave: Na u mohuan dy penallti, pse nuk iu referuan VAR-it?

Mes zhgënjimit për dështimin e radhës me përfaqësuesen e Argjentinës, Lionel Messi u shfaq mjaft kritik ndaj gjyqtarit ekuadorian Zambrano në përfundim të gjysmëfinales e Brazilin në Copa América. “Ylli” u Barcelonës shënjestroi Conmebol-in, ndërsa tha fjalë të mira për shokët e skuadrës.

Sulmi ndaj arbitrimit: “Nuk e kuptoj pse nuk iu referuan VAR-it në rastet e dyshimta, kjo është e mahnitshme. Shpresoj që Conmebol të bëjë diçka, megjithëse unë nuk mendoj se do të ndodhë ndonjë gjë, sepse Brazili merret me gjithçka, është shumë e komplikuar. Arbitri i favorizoi gjatë gjithë ndeshjes, pastaj dy ndërhyrjet ndaj Agueros dhe Otamendit, që ishin penallti”.

E ardhmja e Argjentinës: “Është një grup që tregoi se dashuron kombëtaren. Kjo skuadër ka të ardhme dhe ka një bazë të mirë për të ecur përpara. I duhet dhënë kohë. Këta djem bënë një sakrificë të madhe, meritojnë respekt”.

Aguerro

Edhe sulmuesi i Argjentinës, Sergio Aguero, ashtu si kapiteni dhe trajneri i vet, ka goditur vendimet e gjyqtarëve gjatë humbjes 2-0 të gjysmëfinales së “Copa America”, duke pretenduar se VAR nuk e bëri punën e vet në “gatimin” e golit të dytë të Selecao. Arbitri Roddy Zambrano nuk i mori parasysh kontestimet e Albiceleste për një penallti në minutën e 71-të, me Brazilin në gjendje të nisë një kundërsulm nga zona e vet dhe të dyfishojë shifrat me anë të Roberto Firmino.

Pavarësisht nga prania e VAR, vendimi i kryesorit për të mos dhënë penallti për Argjentinën nuk u shqyrtua zyrtarisht nga pamjet televizive. Për pasojë, kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, e konsideroi maskarallëk gjykimin e ndeshjes. Edhe Aguero u pajtua me shokun e tij të skuadrës, duke nënvizuar se nga faulli i padhënë ndaj tij u nis goli i Firmino: “Ndjenja nuk është aspak e mirë, goli i dytë i Brazilit ishte i diskutueshëm. Juan (Foyth) ndaloi, duke menduar se gjyqtari do të stoponte lojën, për ta parë rastin VAR. Për habinë e të gjithëve, kjo nuk ndodhi. VAR ka punuar shumë mirë deri më sot, është e pabesueshme!

Ne nuk iu kushtojmë vëmendje këtyre gjërave në fushë, por u pa qartë goditja që Dani Alves më dha nga prapa. Unë nuk e di pse VAR nuk e ka kontrolluar atë moment. Në atë kohë, kryesori Zambrano mund të mos ta shihte mirë situatën, por na kishin thënë se VAR do të luante rolin e arbitrit të pestë”.