Ronald Koeman në konferencën për shtyp të kësaj të premteje vlerësoi situatën e Barcelonës në prag të ndeshjes kundër Betisit, që do të zhvillohet këtë të shtunë, në “Camp Nou”. Holandezi ka mbrojtur cilësinë dhe kontributet e Lionel Messit dhe ka anashkaluar sulmet që i ka bërë Joaquín, me të cilin u nda keq kur të dy ishin pjesë e Valencias.
Ndeshja me Betisin: “Çdo ndeshje është e rëndësishme. Betisi luan mirë futboll. Ata kanë fituar dhe humbur dhe kjo do të thotë se do të jetë e vështirë. Duhet të përmirësohemi në mbrojtje, krahasuar me atë që kemi bërë kundër Dinamos së Kievit. Duhet të jemi më të organizuar.”
Gjendja e Messit: “Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, ka shumë cilësi. E di që ai ka shënuar vetëm me penallti, por gjithmonë bën diferencën. Messi është ende një lojtar vendimtar. Është shumë i rëndësishëm, veçanërisht në sulm. Emocionalisht e shoh mirë, të fortë. Gjithmonë e shijon këtë sport. Çdokush ka momente të vështira, topi nuk do të hyjë në portë. Ju mund të kapni një imazh të një lojtari kur ai ecën. Unë nuk e kam parë (Messi që ecën e nuk mbron) e as jam i interesuar për këtë. Vlerësimi jepet për atë që bën gjatë gjithë lojës.
Polemikat me Joaquin: “E kuptoj që është një temë interesante, por nuk bie në grackë të flas për këtë. Nëse doni të flisni më shumë, është problemi juaj. Unë nuk hyj në gjëra individuale ose të flas për të kaluarën”.
Ter Stegen: “Jemi shumë të kënaqur me performancën e Netos, duke hequr golin që pësoi ndaj Alavés, ku ai gaboi. Ka provuar se është një portier i shkëlqyeshëm për këtë klub. Ishte e rëndësishme për të që ter Stegen të luante. Ai kishte shumë punë dhe na shpëtoi, ishte fantastik. Ne e dimë se është një portier i shkëlqyeshëm dhe unë jam shumë i kënaqur me performancën e tij”.