Extra Tërmeti në Izmir, qetësia e pabesueshme e një avokati (Videoja që ka...

Tërmeti në Izmir, qetësia e pabesueshme e një avokati (Videoja që ka habitur Turqinë)

Më 30 tetor, qyteti Izmiri në Turqi u godit nga një tërmet shkatërrues me madhësi 6.6 të shkallës Rihter, i cili vrau më shumë se 100 njerëz. Këto ishin momente shumë të vështira për qytetarët e atyshëm. Por u shfaq një video në të cilën mund të shihet se si dikujt as që ia ndjen për tërmetin.

Atilaya Oz, një avokat nga Izmiri, ishte në vendin e tij të punës kur u ndjenë lëkundjet. Ai jo vetë, që s’luajti vendit kur gjithçka tundej e shkundej, por vijoi qetësisht një bisedë telefonike në atë moment

Oz tha se ai kishte përjetuar një tërmet disa herë më parë, por që kurrë nuk kishte pasur frikë.

“Po flisja në telefon dhe nisa të ndjej të dridhurat. Në fillim mendova se ishte diçka e shkurtër. Nuk i kushtova vëmendje. Isha i shqetësuar, por nuk mund të ngrihesha. Nuk mund të them se kisha frikë, por nuk e prisja që të ishte një tërmet kaq i fortë”, shpjegoi Oz.

I pyetur me kë foli në telefon, Oz u përgjigj se ishte një mik që nuk e kishte dëgjuar prej gjashtë muajsh.

Edhe ai ishte gjithashtu nga Izmiri dhe se ai gjithashtu dhe po përjetonte tërmetin në atë moment.

“Ne nuk e ndërpremë bisedën telefonike. I thoshim njëri-tjetrit se do të kalojë. Biseda zgjati gjatë gjithë tërmetit”, tha avokati i patrembur.

Ai shton se shumë e kanë parë videon e tij dhe e pyetën se si mund të kishte qenë kaq gjakftohtë.

“Më thanë pse nuk u fsheha nën tavolinë. Nuk e di pse. Shikova nga dritarja në ndërtesat e tjera. Ekziston edhe një xhami. Pashë nëse minarja do të qëndronte në këmbë…Ishte një tërmet vërtet i fortë“, tregon Oz.