Lajm i keq për Barcelonën para nisjes së turit amerikan. Lionel Messi nuk do të udhëtojë me skuadrën në Shtetet e Bashkuara për shkak të një dëmtimi të shkallës së parë në pulpë. Atij i duhet të qëndrojë deri dy javë pushim absolut, për këtë arsye do të qëndrojë në Barcelonë.
“Ylli” argjentinas ka ndier shqetësime gjatë seancës stërvitore të kësaj të hëne dhe mjekët kanë dalë në konkluzionin që ka probleme në pulpë.
Klubi vendosi që Messi të qëndrojë në Barcelonën, për të vijuar fazën e riaftësimit, ndërsa ekipi do të udhëtojë drejt Miamit për përballjen e dyfishtë me Napolin.
Tashmë është në dyshim serioz prania e 32-vjeçarit në fushë në ndeshjen e parë të kampionatit, me Bilbaon në “San Mames”.