Sport Mesut Ozili, shpëtimi i Barçës në merkato?

Mesut Ozili, shpëtimi i Barçës në merkato?

Pas shitjes së Nejmarit, Barcelona ka kapital të madh për të bërë blerje futbollistësh, të cilët janë të papërballueshëm për shumë klube.

Por financat janë gjëja e fundit që e shqetësojnë klubin blaugrana aktualisht.

Yjet që Barça kërkon me ngulm, konsiderohen të pashitshëm dhe ajo rrezikon që të mos marrë asnjë prej tyre.

Prej kohësh, katalanasit ndiqnin Marko Verratin, por edhe Filip Kutinjon.

I pari, një lider te PSG-ja dhe i dyti një nga xhevahiret e Liverpulit pazëvendësueshëm për trajnerin Jurgen Klop.

Megjithë përpjekjet dhe rrëmujën që blaugranat bënë te këto klube, përgjigja ishte një “jo” e thatë.

Për të dy, katalanasit janë të gatshëm që të pagujanë gati 100 milionë euro.

Por parisienët dhe liverpulasit, e fundit gjë që kanë nevojë janë paratë dhe kjo shpjegon pagadishmërinë e tyre për të shitur yjet.

Në të tillë situatë, Barça tani sytë i ka nga ylli i Nisës, Zhan Mikael Seri dhe ai i Arsenalit, Mesut Ozil.

Dëshirë më shumë ka për gjermanin, i cili e njeh mirë La Liga-n, pasi më parë ka pjesë e Real Madridit.

Katalanasit Ozilin e shikojnë si zëvendësuesin e Ksavit.

Për më tepër që Andres Iniesta është në perëndim të karrierës.

Seri vlen 40 mln €, kurse gjermani 50 mln €.

Një arsye e fortë se përse Ozili kërkon largimin, është se ai dëshiron të luajë në Champions dhe jo në Ligën e Evropës.

Pikërisht nga kjo, presioni për ta shitur, te Arsenal-i është rritur.

Por “topçinjtë” refuzojnë të shesin titullarët.

Tani mbetet për t’u parë nëse organizatori do të jetë aq i fortë sa të ikë nga Londra.