Kryesore Terrorizmi iranian po përpiqet të infiltrohet edhe në Shqipëri?

Terrorizmi iranian po përpiqet të infiltrohet edhe në Shqipëri?

Lideri Suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi kohët e fundit Raportin mbi Terrorizmin e Shteteve në 2016-n.

Në të thuhet: “Irani vazhdoi aktivitetin e tij lidhur me terrorizmin në 2016, duke përfshirë mbështetjen për Hezballahun, grupet palestineze terroriste në Gaza dhe grupet e ndryshme në Siri, Irak dhe në të gjithë Lindjen e Mesme”, shkruan Iran News Update.

Raporti, megjithatë, nuk përmend aktivitetet e Iranit në Evropë, të cilat në masë të madhe kanë mbetur të pazgjidhura, ndërsa ky shtet shton praninë dhe burimet e tij në Evropë, veçanërisht në Ballkan.

Po ashtu, në këtë raport përmendet edhe shënjestrimi i Shqipërisë për aktivitete terroriste.

Shqipëria duket të jetë një vend tjetër ballkanik që Irani ka shënjestruar.

Reza Shafa, një ekspert iranian, e ka quajtur atë një “një pikëmbështetje në kontinentin evropian.”

Ashtu si në Bosnje, Irani ka tentuar të infiltrohet në Shqipëri duke krijuar “organizata bamirëse” dhe “organizata kulturore” që shërbejnë si organizata të fshehta për Trupat e Gardës Revolucionare Islamike dhe Ministrinë e Inteligjencës.

Qeveria dhe Parlamenti i Shqipërisë ishin në një marrëveshje unanime për të lejuar një numër të madh të anëtarëve të grupit opozitar iranian të opozitës, MEK, që të vendoseshin në Shqipëri vitin e kaluar, – thuhet ndër të tjera në artikullin e publikuar nga Iran News Update.