Politika Meta apo Metaj? Ish-Presidenti: Kjo është e vërteta e mbiemrit tim

Meta apo Metaj? Ish-Presidenti: Kjo është e vërteta e mbiemrit tim

Ish-Presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë tha në studion e ABC se mbiemri i tij i vërtetë është Metaj.

I pyetur se mos ndryshimi i mbiemrit ka ardhur pas çlirimit pas urdhrit të dhënë gjatë kohës që mbiemrit t’i shtohej një “aj”, ish-Presidenti këmbënguli se ai e ka Metaj dhe se “j”-në ia ka hequr shtypi.

“J-në” time ma hoqi shtypi sepse unë në shkrimet e mia shkruaja Ilir Metaj”, tha ish-Presidenti në emisionin “Log.”. Ai e quajti poshtërsi letrën e Autoritetit të Dosjeve.

“Kjo është poshtërsia e anëtarëve aktualë të Autoritete të Dosjeve të cilët përdoren nga Edi Rama dhe ky i Bashkisë, që nxjerrin emrat të njerëzve të cilët kanë fëmijë sot, kanë jetën e tyre, nuk merren me politikë, vetëm e vetëm për të manipuluar dhe goditur politikisht Ilir Metës”, tha Meta.

“Anëtarët e Autoritetit të Dosjeve janë për tu arrestuar që sot, shpresoj që Prokuroria ta bëjë së shpejti. Imagjinoi kur ata i bëjnë këtë falsifikime për Ilir Metën, sepse çdo gjë ka nisur me një e-mail nga SHBA, ku thoshte se një dorë e mistershme e ka shpëtuar. Por në fakt ajo dorë e mistershme është ajo që ka bërë gjithë këtë falsifikim.

E gjithë ajo dosje ndjekjeje e zotërisë F.T shyqyr se do e kishin zhdukur. Ai zotëria nuk ka pranuar që do të arratisej, ata i kanë nxjerrë përgjimet, dhe ky zotëri tregon pastaj se me kë ka folur. Ai tregon se ka folur me dy shokë në konvikt, unë nuk kam jetuar në konvikt. Kjo është deklarata, këtu keni dhe për ushtarin e Sarandës.

Pa u deklasifikuar personit i ka dalë emri për arsye sepse donin të më godisnin mua. Zotëria vajti sipas ligjit, i dhanë dosjen,. Vetëm këto janë autentike me dorën e tij, të tjerat janë letra bakalli. Kjo është ajo që ka thënë zotëria kur është ndaluar. Nuk e di ky se kush e ka përgjuar dhe kush e ka vënë përpara e dinë këta.

Të vijmë tek rasti konkret, pas emrit atje këta kanë shtuar edhe Ilir Metën. Këto që kanë bërë këta edhe një fëmijë nuk i bën. Kalojmë tek çështja konkrete, nuk mund të ketë kurrë një bashkëpunëtor me emër dhe mbiemër, nuk ka as të ndjekur me emër e mbiemër.

Janë kartelat atje ku janë 25 dosje, është emri, mbiemri, kombësia, shtetësia, emri i babait. Edhe po të dojë njeri të zhdukë një dosje nuk e zhduk dot. E gjitha kjo është një palaçollëk”, tha Meta.