Presidenti Ilir Meta ka deklaruar qartazi se nuk do të bëjë më kurrë marrëveshje politike apo koalicion me Edi Ramën. Meta tha se nuk ekziston më mundësia për marrëveshje me Ramën në këtë tokë. Ai ka dhënë dy arsye për këtë vendim të tijin, për të cilin janë vënia në diskutim e integritetit territorial të Shqipërisë dhe kufijve të Kosovës.
“Kurrë mos e mendoni se ekziston një mundësi, që Ilir Meta të bëjë një koalicion me Ramën. Kjo histori ka përfunduar! Kurrë më marrëveshje me Edi Ramën! Marrëveshje politike në ketë tokë mes Ilir Metës dhe Edi Ramës nuk do ketë më kurrë. Arsyet janë dy, ka vënë në diskutim integritetin territorial të Shqipërisë dhe ka vënë në diskutim kufijtë e Kosovës”, tha Meta në SyriTv.