Presidenti Ilir Meta ka konfirmuar lëvizjet në qeveri të propozuara nga Kryeministri Edi Rama. Sot Presidenti ka shkarkuar nga detyra e ministrit të Jashtëm, Edi Ramën dhe ka firmosur dekretin që në këtë detyrë të jetë Olta Xhaçka.
Ndërkohë Xhaçka është liruar nga detyra e mëparshme si ministre e Mbrojtjes dhe në vend të saj është dekretuar Niko Peleshi.
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar sot shkarkimin e zotit Edi Rama nga detyra e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe zonjës Olta Xhaçka nga detyra e ministrit të Mbrojtjes.
Po sot, Presidenti Meta ka dekretuar emërimin e zonjës Olta Xhaçka në detyrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe zotit Niko Peleshi në detyrën e ministrit të Mbrojtjes”, sqarohet në njoftimin nga Presidenca.
Këto lëvizje në qeveri erdhën pas dorëheqjes nga detyra të Gent Cakajt, i cili mbante postin e ministrit të detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Cakaj u tërhoq 2 ditë më parë, pasi sipas tij kapitulli i tij në krye të diplomacisë kishte përfunduar.