Extra Higjiena orale një ndihmë për zemrën dhe mushkëritë kundër COVID-19

Higjiena orale një ndihmë për zemrën dhe mushkëritë kundër COVID-19

Një higjienë orale e shëndetshme është një zakon i mirë për zemrën dhe mund të jetë një nga “marifetet” për të qenë më të shëndetshëm përballë COVID-19, sipas një studimi të bërë nga nga Sidp, Shoqëria Italiane e Periodontologjisë dhe Implantologjisë.

Parandalimi i inflamacionit të mishit të dhëmbëve me higjienën e duhur të gojës mund të jetë i rëndësishëm për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Bakteret orale përgjegjëse për periodontitin mund të përkeqësojnë infeksionet e mushkërive ose të lehtësojnë kolonizimin e rrugëve të frymëmarrjes nga agjentë infektivë siç është SarsCov2

Sipas presidentit të Sidp, Luca Landi, terapia periodontale çon, gjithashtu, në një reduktim të proteinave reaktive C, fibrinogjenit dhe kolesterolit të oksiduar LDL, të cilat janë elementë të tjerë të përfshirë në rritjen e inflamacionit të enëve të gjakut dhe në gjasat e aterosklerozës.