Presidenti Ilir Meta ka folur nga Kukësi për hapjen e negociatave. Ai ka deklaruar se nuk mund të flitet asgjë për këtë proces, pasi ende nuk ka përfunduar.
“Për negociatat nuk mund të flitet sot sepse asgjë nuk ka përfunduar. Shpresojmë të ketë reflektim, shpresojmë që këto vende që janë skeptike të ndjekin shembullin e Bundestagut”, tha Meta.
I pyetur nëse do të dekorojë Kryeministrin nëse do të çelen negociatat, kreu i shtetit tha: “Sot jemi për të dekoruar Radio Kukësin me titullin “kalorësi i flamurit kombëtar” sepse e ka merituar duke përmbushur misionin fisnik, sidomos në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në ish-Jugosllavi duke patur kontribute historike për ato arritje që ka Kosova dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut”.