Ilir Meta ka ftuar në një takim ditën e nesërme kryeministrin Edi Rama.
Por, ky i fundit ka refuzuar, pasi është i zënë me fushatën zgjedhore.
“Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial, ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh, kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim.
Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje, jam i zënë”, thuhet në përgjigjien e Ramës.