Presidenti Ilir Meta duket se nuk i ka përfunduar pushimet e verës. Në këto ditë me diell tetori, kreu i shtetit vijon të postojë foto e video nga momente relaksi nga vila e tij buzë detit në Gjirin e Lalzit.
“E diela është më e bukur kur nis sportive”, shkruan presidenti Meta në postimin e fundit ku shfaqet duket xhongluar një top.
Në fakt, dita e sotme përkon, me 13 tetorin, datë e dekretuar nga presidenti Meta për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Por duket se dhe vetë Kreu i Shtetit e ka lënë pas këtë datë dhe ka vijuar pushimet qetësisht.