Politika Rindërtimi i Piramidës, kryeministri Rama publikon projektin në 3D

Rindërtimi i Piramidës, kryeministri Rama publikon projektin në 3D

Kryeministri Edi Rama e ka nisur të dielën me një postim në rrjetet sociale, ku shfaqet projekti i miratuar së fundmi, për rindërtimin e Piramidës.

Sipas kryeministrit Rama, projekti i Rilindjes së Piramidës, përveçse një qendre rinore për teknologjinë do e kthejë zonën tërheqëse për të gjitha moshat.

 “Dhe me projektin e Rilindjes së Piramidës, e cila pas 30 vjetësh agoni, do të kthehet në një tjetër kryevepër të zhvillimit urban, që do të përhapë kudo nëpër botë lajmin e radhës për Tiranën e për Shqipërinë moderne që duam, duke u bërë pikëtakimi i ri i më të rinjve me të ardhmen përmes “Qendrës Rinore për Teknologjitë Krijuese”, si edhe një tjetër zonë tërheqëse për të gjitha moshat, ju uroj një të dielë të bukur!”, shkruan Rama në Facebook.