Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat ka sqaruar pozicioni ne tij lidhur me akuzat e Kryeministrit Edi Rama për bllokimin e projektit të njohur si Lungomare.
Meta në fjalën e tij është shprehur se akuzat e Ramës, të cilin e quan Kryeministër në detyrë, nuk meritojnë vëmendje, por qytetarët e Vlorës po. Kreu i shtetit shton se Rama është i papërgjegjshëm.
“Shpifjet dhe gënjeshtrat e kryeministrit në detyrën nuk meritojnë ndonjë vëmendjen, por qytetarët e të gjithë qarkut të Vlorës meritojnë vëmendje dhe sqarime. Jam këtu për të përmendur disa fakte të papërgjegjshmërisë ekstreme të Kryeministrit në detyrë lidhur projektin për Lungomaren”, u shpreh Meta.
Presidenti ka treguar detaje lidhur me projektin dhe thotë se qeveria ka zgjidhur marrëveshjen me Fondin Saudit.
“Presidenti shqyrtoi me vëmendje praktikën, nga ku rezultoi se qeveria shqiptare, përmes Ministrisë së Financave, i kishte kërkuar Fondit Saudit për Zhvillim zgjidhjen e marrëveshjes së huas. Pranojmë të përfundojmë, të zgjidhim marrëveshjen, me vendimin e bordit. Në këtë mënyrë, marrëveshja e huas ndërpritet që prej datës 29 Dhjetor, thuhet në përgjigjen e Fondit Saudit.
Pra, është e qartë që Fondi Saudit ka pranuar të zgjidhë këtë marrëveshje. Kjo ndërprerje për financimin e projektit të Lumit të Vlorës, me gjatësi prej 16.4 km, është bërë me kërkesë të qeverisë shqiptare dhe jo të palës tjetër”, shtoi ai.
Po ashtu ai ka hedhur akuza se zyrtarët e qeverisë kanë gënjyer në Kuvend lidhur me projektin.
“Ajo që është e rëndë është se përfaqësuesit e qeverisë kanë gënjyer në Kuvend, kur kanë deklaruar se huaja do të merrej për lotin e katërt të lumit të Vlorës, kur huaja do të transferohej për një tjetër projekt. Çfarë bëri Presidenti që pengoka sipas kryeministrit këtë hua. Më 6 Tetor, Presidenti i drejtohet Ministrisë së Financave dhe Ministrisë për Punët e Jashtme ku ministër ishte Rama”, theksoi Meta.