Extra Aktorja Emma Stone, shtatzënë për herë të parë

Aktorja Emma Stone, shtatzënë për herë të parë

Aktorja e famshme, Emma Stone dhe partneri i saj, Dave McCary do të bëhen prindër për herë të parë.

Ylli i “La La Land” e kishte mbajtur lajmin të fshehtë deri më tani, pavarësisht thashethemeve që kishin nisur të qarkullonin në fund të muajit nëntor.

Në fotografitë e publikuara nga mediat e huaja, 31-vjeçarja shihet me barkun e rrumbullakosur teksa është duke shëtitur me miqtë e saj në Los Angeles.

Dyshja janë bashkë prej vitit 2017, ndërsa ka zëra se janë martuar zyrtarisht në një ceremoni private në muajin shtator të vitit që lamë pas.