Presidenti i Republikës, Ilir Meta publikoi të diel grafikun e Worldometers sipas të cilit Shqipëria renditet në vendet e fundit për sa i përket testimeve të kryera për koronavirus.
Sipas kreut të shtetit, kjo gjë është shumë shqetësuese pasi testimi është veprimi kyç për gjurmimin e të infektuarve.
“Është shumë shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë për numrin e testimeve të kryera. Testimi është veprim themelor sepse i hap rrugën gjurmimit dhe trajtimit të bazuar mbi diagnozë. OBSH ka qenë shumë e qartë që në momentin kur pandemia COVID-19 u shfaq, duke kërkuar: TESTIM! TESTIM! TESTIM! Kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë pasi rastet e të infektuarve, krahasuar me muajin prillin, janë rritur me mbi 11 herë”, shkruan Meta.