Politika Meta “këshillon” Bashën: Ruaju nga provokimet

Meta “këshillon” Bashën: Ruaju nga provokimet

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim në institucionin e Presidencës me kreun e PD, Lulzim Basha.

Meta bën me dije se i ka kërkuar Bashës të vazhdojë punën në Këshillin Politik në frymën e konsensusit duke mos rënë pre e asnjë provokimi.

“Sapo përfundova një takim me kërkesën time me Kryetarin e Partisë Demokratike dhe liderin e Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha. E sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit”,- bënë me dije Meta.

“E falenderova për kontributin konstruktiv në arritjen e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe i kërkova të vazhdojnë punën në Këshillin Politik në frymën e konsensusit duke mos rënë pre e asnjë provokimi”,- thekson Meta.

“Inkurajova vijimin e bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë partnerët e investuar për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe që kanë mbështetur Këshillin Politik në frymën e konsensusit dhe gjithë-përfshirjes”,- bën me dije Meta.