Nga Prishtina, ku ishte i ftuar në një aktivitet mbi faktorin shqiptar në Ballkan, presidenti Ilir Meta doli hapur kundër nismës “Open Balkan”, duke e cilësuar atë si iniciativë përjashtuese e që favorizon Serbinë.
Meta e konsideroi Bashkimin Europian si rrugën e vetme të integrimit për shqiptarët, ndërsa pretendimet për ndryshimet e kufijve i quajti një propagandë nacionaliste.
Para mbledhjes së përbashkët të qeverive Shqipëri-Kosovë, Meta bëri thirrje për më pak spektakël mediatik dhe më shumë punë konkrete.
Presidenti cilësoi shpopullimin si një problem shqetësues për shtetet shqiptare, ndërsa si zgjidhje dha bashkëpunimin mes dy vendeve.