I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në News24, Preidenti Ilir Meta ka folur ndër të tjera edhe për akuzat e kryeministrit se është shkelur Kushtetuta me kthimin e disa ligjeve si dhe me mosdekretimin e Genc Cakës si ministër.
Presidenti Meta kishte marrë me vete Kushtetutën të cilët e hapi në emision dhe ndërsa nenin 155 për financat.
Meta u shpreh se qytetarët duhet të jenë të qetë, pasi presidenti i Republikës merr vendimet e tij vetëm sipas ligjit dhe Kushtetutës.
“Unë kam ardhur me kushtetutë nëse doni detaje. Të gjithë qytetarët që na ndjekin duhet të jenë të qetë sa i takon presidentit të tyre, pasi çdo akt dhe veprim i tij ka qenë në interes të respektimit të Kushtetutës dhe në mbrojtje të interesave shtetërore. Aty u tha se Rama ka shkelur dividendin. Neni 155 thotë tek Financat se taksat dhe tatimet përcaktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund ti jepet fuqi prapavepruese. Çdo qëndrim i Presidentit është në respekt të Kushtetutës. Kuvendi është sovran dhe mori vendimin e saj, por presidenti zbaton Kushtetutën. Është e qartë se kush e shkel Kushtetutën” – tha Meta.