Kryesore Meta: Nëse shpërndaj parlamentin, do shpërndaj edhe qeverinë, dekretin e zbaton populli

Meta: Nëse shpërndaj parlamentin, do shpërndaj edhe qeverinë, dekretin e zbaton populli

Shembja e Teatrit në kohë pandemie është tregues tepër komprometues mendon kreu i shtetit Ilir Meta, i cili paralajmëroi se nëse do nxjerrë një dekret për shpërndarjen e parlamentit, “do nxjerr dekret edhe për shpërndarjen e qeverisë”.

Me një ton të lartë dhe të ashpër, në studion e Syri tv, Presidenti Meta tha se “dekretin në atë rast do ta zbatojë populli shqiptar”.

“Unë duhet të mendoj edhe për situata të tjera se po shkojnë në situata të paparashikueshme, por duhet të mendoni dhe ju e shoqëria civile e qytetarët, të gjithë duhet të jemi të gatshëm të mbrojmë e të shpëtojmë demokracinë.

Nuk nxjerr më dekretet si 13 tetori, nëse e nxjerr do nxjerr për shpërndarjen e qeverisë e do emëroj qeverinë e s’do i çoj me këta policët e Lleshit, por do i çoj me popullin shqiptar, mbaje mend ti, por nëse populli shqiptar mendon se kjo është situatë e mirë, unë s’jam aventurier.

Unë këta policë do i çoj në burg nesër mbaje mend, se i kam identifikuar. Unë dekretet do i zbatoj me popullin herë tjetër, nëse populli s’është i gatshëm, të vish edhe ti me mua, të çojmë kryeministrin e ri në zyrë atje nëse populli përkrah një gangster kjo është një çështje tjetër, le të vazhdojë populli”, tha Meta.

“Mos më provokoni, guximi im kalon çdo imagjinatë! Ja kur e tregoj forcën”

Presidenti Ilir Meta paralajmëroi sonte se është gati të bëjë çdo gjë kur rrezikohet demokracia në Shqipëri.

“Askush nuk duhet ta mendojë të provokoje guximin tim, se është një guxim që kapërcen çdo imagjinatë, por për interesin e vendit, jo për arsye personale e arsye që më spostojnë mua nga detyra e misionin, e kam thënë që jam misionar në këtë detyrë, ku ka ndodhur ene Shqipëri të këtë një President në këtë situatë. Unë i paralajmëroj gjërat. Kur kërcënohet në mënyrë fatale demokracia në Shqipëri jam gati për çdo gjë, por jo vetëm”, tha kreu i shtetit ne Syri tv.

I pyetur pse nuk shkuat ta mbroni fizikisht teatrin, sepse ka me vete Gardën e Republikës, Meta tha se “këto konflikte që stisen, ky degradim, degjenerim, gangsterizëm që e largon Shqipërinë nga BE, s’është thjesht për fuqinë e një regjimi gangster, por edhe për defaktorizimin e Kosoves”.

“Forcën fizike timen e di apo jo, por forca në radhë të parë s’është fizike është mendore e psikike. Unë e shpreh forcën atëherë kur duhet dhe për interesin më të madh të vendit a më tepër në pozicionin që kam e s’mund të provokohem sikurse kam edhe më parë kur duan armiqtë e Shqipërisë, po e them këtë, këto konflikte që stisen, ky degradim, degjenerim, gangsterizëm që e largon Shqipërinë nga BE s’është thjesht për fuqinë e një regjimi gangster por edhe për defaktorizimin e Kosovës, objekti i këtyre armiqve jam edhe unë.

Ata kanë problemin me qëndrimin tim në raport me Shqipërinë e Kosovën, për dialogun Kosovë-Serbi me stabilitetin e rajonit, pra një grup gangsterësh lokal e ndërkombëtar me kaubojsa që mund ta kenë kënaqësi të vriten shqiptaret e të legjitimojë me gjakun e shqiptareve një regjim diktatorial e të thonë s’kemi ca bëjmë se ketë janë terrorist e të bëjnë totalisht lojën e dikujt tjetër.

Ua kam thënë e më parë e do ju them edhe më shumë, para zgjedhjeve u thashë që Shqipëria po nuk pati zgjedhje gjithëpërfshirëse s’ka cekje negociatash në tetor? E patë si shkoi. Nuk ua them dot të gjitha, ca gjëra do i ruaj se nuk thuhen të gjitha“.