Politika Meta ngre tonet: Nuk pyes për mafien ndërkombëtare, kam një paralajmërim për...

Meta ngre tonet: Nuk pyes për mafien ndërkombëtare, kam një paralajmërim për ta

Presidenti Ilir Meta ka ashpërsuar tonet në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Në studion e emisionit Log në ABC, Meta foli për një mafia ndërkombëtare dhe diplomatë të korruptuar.

“Ilir Meta nuk pyet për horrat dhe gangsterët, nuk pyet për mafien ndërkombëtare dhe as për diplomate te korruptuar. Ilir Meta mendon vetëm për Shqipërinë dhe për respektimin e Kushtetutës. Madje edhe sot kam një paralajmërim të prerë për ta, në veçanti për mafien ndërkombëtare, të bëjnë kujdes sepse Shqipëria nuk është një vend eksperimental.

Ilir Meta nuk e llogarit fare mafien ndërkombëtare. Mafia ndërkombëtare i ka të regjistruara ne telefonat e saj mesazhet e Presidentit, por dhe ballë për ballë i kam paralajmëruar: Duhet të jenë shumë të kujdesshëm me Shqipërinë dhe me shqiptarët. Shqiptarët janë zot në vendin e tyre dhe Ne, zgjidhjen do e japim vetë”, tha Meta.

“Më i rëndësishëm është procesi zgjedhor dhe jo rezultati i zgjedhjeve. Qëndrimet e mia kane interes vetëm vendosjen e legjitimitetit të plotë të të gjitha institucioneve

Për mua nuk është e rëndësishme se kush fiton zgjedhjet, por që zgjedhjet të jenë një mundësi historike për vendin për t’u shkëputur nga kjo pengmarrje, nën shembullin e dosjeve të Shijakut dhe Dibrës. Procesi është shumë i rëndësishëm”, tha Meta.