Politika Meta për median sllovene: Shqipëria drejtohet nga mafia. Drejtësia merr udhëzime nga...

Meta për median sllovene: Shqipëria drejtohet nga mafia. Drejtësia merr udhëzime nga Rama

Në një intervistë për median sllovene “Delo”, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se Shqipëri po sundon mafia, teksa nuk ka kursyer edhe Bashkimin Europian.

“Situata në fushën e krimit të organizuar në Shqipëri është shumë më e keqe se në Kolumbi. Në Kolumbi, Escobar u zgjodh deputet, por vendi luftonte gjithmonë kundër mafies dhe në Shqipëri sundon mafia. BE-ja u ka shikuar shumë gjatë nëpër gishta autokratëve në Evropë dhe prandaj jemi këtu ku jemi”.

Nga ana tjetër, teksa drejtësia e re flet për dhënin fund të mitit të pandëshkueshmërisë, porpresidenti Ilir Meta nuk e beson. Ai është i mendimit se kjo drejtësi e re drejtohet nga kryeministri Edi Rama.

“Kjo nuk është porosi e duhur. Këtu kemi të bëjmë me drejtësi të udhëzuar. Ajo drejtohet nga kryeministri, i cili herë pas here sakrifikon një nga kolegët e tij, e përdor si instrument korrupsioni dhe e flak në momentin e duhur. Ajo që ai mendon se është më e rëndësishme është që marrëveshjet e korrupsionit të vazhdojnë të papenguara dhe të mbrohet nga drejtësia”, tha Meta.

Sipas tij, vendi do të integrohet në BE, por kur të largohet qeveria e Edi Ramës.