Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur votimin e propozimit francez nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, që i hap rrugë çeljes së negociatave për këtë shtet por dhe për Shqipërinë që janë bashkërisht në këtë proces.
“Përshëndes votimin pro-formulës Makron nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, që çel rrugën e negociatave të anëtarësimit në BE javën e ardhshme për të dy vendet tona.
Përgëzoj faktorin politik shqiptar, që gjithmonë mbetet besnik i orientimit europian, vendimtar për paqen, sigurinë dhe bashkëjetesën ndëretnike.
Vendimi i Këshillit Europian që do të merret pas disa ditësh duhet të kthjellojë mirë çdo vendimmarrës këtu për përgjegjësitë që ka në ndjekjen e politikave që Shqipërinë e bëjnë më europiane, më demokratike dhe më shpresëdhënëse”, shkruan Presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook.