Aktualitet Covid-19: 1326 raste të reja në 24 orët e fundit

Covid-19: 1326 raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë shënuar 1326 raste të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë kryer 3149 testime, ndërsa 986 qytetarë janë shëruar. Fatmirësisht, nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e koronavirusit gjatë 24 orëshit të fundit.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3149 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1326 qytetarë, në këto bashki:

574 në Tiranë, 100 në Durrës, 61 në Vlorë, 60 në Shkodër, 49 në Berat, 48 në Fier, 43 në Lushnje, 36 në Sarandë, 34 në Lezhë, 27 në Krujë, 23 në Kamëz, 21 në Elbasan, 19 në Gjirokastër, nga 18 qytetarë në Kurbin, Korçë, 17 në Kuçovë, 16 në Kavajë, 14 në Patos, nga 12 qytetarë në Divjakë, Mallakastër, Dimal, nga 11 qytetarë në Dibër, Gramsh, 9 në Himarë, nga 8 qytetarë në Vau i Dejës, Roskovec, 7 në Shijak, nga 6 qytetarë në Tepelenë, Skrapar, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Mirditë, nga 4 qytetarë në Vorë, Poliçan, 3 në Tropojë, nga 2 qytetarë në Pukë, Mat, Klos, Selenicë, Devoll, Kolonjë, nga 1 qytetar në Kukës, Has, Delvinë, Përmet, Këlcyrë, Maliq, Belsh, Librazhd.

Janë 9,270 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 986 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 282,456 që nga fillimi i epidemisë.