Presidenti Ilir Meta ka deklaruar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv se bashkëpunimi Basha-Rama ka nisur që në 2015. Gjithashtu ai tha se nëse opozita do të kishte fituar në 25 prill, atëherë ai do të kishte kërkuar një mandat të dytë. Mirëpo, në një kohë kur kjo nuk ndodhi, kreu i shtetit tha se pas përfundimit të mandatit do angazhohet në politikën aktive që të forcojë opozitën.
Presidenti Ilir Meta e ka quajtur betejën në ‘Kushtetuese’, jo si një betejë e tij personale me Ramën, por si një mënyrë për të mbrojtur kreun e shtetit.
“Nuk e kam parë si një betejë Meta-Rama, e ka parë një pjesë e opinionit që është manipuluar nga propaganda si një betejë personale, por ka qenë një betejë për të mbrojtur Kushtetutën dhe integritetin e institucionit të Presidentit Ilir Meta. Nuk ka qenë mbrojtje për Ilir Metën, por të institucionit të Presidentit, thelbi ka qenë që t’u mbyllim gojën presidentit të Republikës. Pasi bën ligjet për t’i mbyllur gojën qytetarëve, ne do të nisim shkarkimin e presidentit, jo t’i mbyllin gojën Metës, por për të vendosur një precedent të rrezikshëm që presidentët që vijnë pas Metës të kenë kujdes kur të flasin se mund të shkarkohen se në këtë mënyrë do të instalohet njëherë e përgjithmonë që do të kontrollojë edhe fjalën e lirë, metaforat dhe kulturën letrare”, tha Meta.
“Basha-Rama pakt që në 2015”
Presidenti Ilir Meta tha se bashkëpunimi pas kuintave të Ramës dhe Bashës ka nisur që në 2015, kur PD nuk bëri asnjë propozim për reformën territoriale, edhe pse unë e garantova që do merreshin parasysh.
“Në 2015 aleanca reale ishte mes Ramës dhe Bashës, ku Basha nuk dha asnjë alternative për territoriale edhe pse unë e garantova që propozimi i tij do merrej në konsideratë pasi duheshin votat e LSI. Por pas kuintave, Basha kishte marrëveshje me Ramën dhe nuk e solli një gjë të tillë, ky ishte fillimi i aleancës së tyre të pamoralshme. Nuk ka gjë të keqe nëse PS-PD bashkëpunojnë por kjo duhet të jetë e dikur për qytetarët. Kjo histori nga 2015 e në vazhdimësi marrëdhëniet tona kanë qenë gjithnjë e më të vështira me Ramën pasi i duhej LSI për të marrë bashkitë në 2015 dhe ndërmorëm disa iniciativa në atë kohë që edhe pse pjesë e qeverisë bëmë opozitë më të fortë se vetë opozita”, tha Meta.
“Rama dhe në gjumë mendon të përçajë dikë! Vitet e fundit s’ka pasur kundërshtar serioz”
Meta ka hedhur akuza në drejtim të Lulzim Bashës e ka shitur votat në 25 prill, e ndërsa minimizoi fitoren e Edi Ramës duke thënë se vitet e fundit nuk ka pasur asnjëherë një kundërshtar të fortë.
“Lidhur me drejtuesit e vulës ato do të përpiqen që të gjejnë justifikime për dështimet e tyre, do shpikin armiq dhe humbjen ta paraqesin si fitore. Meta do të kontribuojë fuqizimin e opozitës, një opozitë të vërtetë, demokratike dhe patriotike dhe kjo do të sjellë edhe një qeveri. Vota ka pasur me tepricë, dhe s’duhet të shesë.
Ai edhe në gjumë do të mendojë të bëjë një intrigë, të përçajë dikë, të korruptojë dikë, do të jetë gjithnjë në aksion, është në të drejtën e tij, na pëlqen ose jo, por është fakt se nuk ka pasur asnjëherë një kundërshtar serioz dhe ndeshja ka qenë e trukuar dhe rezultati ka qenë i ditur dhe i paracaktuar prandaj ka pasur atë arrogancë”, tha Meta.
“Në 30 vite e ardhshme do jem fuqishëm në politikë”
Meta tha se pas mbarimit të mandatit do të futet fuqishëm në politikë duke forcuar opozitën.
“E ardhmja ime politike do i përgjigjet interesave që ka vendi dhe do të jem në lartësinë e këtyre kërkesave. Unë do jem jashtëzakonisht aktiv në politikë dhe vendi ka nevojë për fuqizimin e opozitës. Mendoj se problemi i kryesor është rikthimi i sovranitet të popullit ndaj politikës dhe institucioneve. Deri tani prioriteti im kryesor ishte integrimi në BE, tani 30 vitet e ardhshme do forcojë opozitën“, tha Meta
“Nëse opozita fitonte më 25 prill do kisha kërkuar mandat të dytë si President”
Ilir Meta tha në “Kontrast” se nëse opozita do të fitonte më 25 prill do të vijonte të mbante një mandat të dytë për të forcuar pozitat dhe rolin e Presidentit në Kushtetutë për të mbrojtur shtetin nga babëzitë e pushtetit.
“Jam optimist që do të ketë një mandat të dytë por pas 25 viteve. Nëse së do të kishte fituar opozita do të kisha dashur një mandat të dytë pasi nuk do të rikthehesha në politikë dhe do të kisha forcuar rolin e presidentit në Kushtetutë për presidentët e tjerë në të ardhmen jo për vetë, pasi presidenti është garant i shtetit për babëzinë e pushtetit që cënon interesat kombëtare. Për fat të keq Kushtetuta e ka lënë pa instrumentet e duhura Presidentin për të mbrojtur shtetin dhe interesat e qytetarëve”, tha Meta.