Kryesore 303 raste të reja dhe një humbje jete nga Covid

303 raste të reja dhe një humbje jete nga Covid

Një person ka humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa janë konfirmuar edhe 303 raste të reja me virusin.

Rastet pozitive kanë dalë nga 2,651 testime që janë kryer, nga ku janë konfirmuar edhe 1,066 të shëruar.

Që prej fillimit të pandemisë në vend, janë identifikuar 261,065 raste shërimi nga COVID.

Në Shqipëri janë aktualisht 5,406 të infektuar me COVID.

89 persona janë të shtruar në spital, 15 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, si edhe të zbatojnë masat kundër COVID.