Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në zyrën e tij Drejtorin e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Dr.Raul Gonzalez.
Biseda mes tyre është fokusuar sigurisht tek masat mbrojtëse të marra nga institucionet tona shtetërore për përballimin me pasoja sa më të lehta të koronavirusit.
“Nuk ka vend për panik, por kujdesi duhet të jetë maksimal nga çdo qytetar! Është i domosdoshëm zbatimi me rigorozitet i protokollove shëndetësore dhe i këshillave të stafeve mjekësore nga të gjithë! Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari!”, shkruan Meta.