Presidenti Ilir Meta u takua me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në ditën e dytë të Samitit të Diasporës e cila u mbaj në Lezhë me rastin e përvjetorit të Kuvendit të Lezhës.
Meta e quajti këtë takim bashkim të energjive pozitive që ndihmon në proceset stabilizuese e integruese në interes të përforcimit të perspektivës europiane të përbashkët.
“Kënaqësi të takohesha sot në Lezhë me Kryeministrin e shtetit të Kosovës, z.Ramush Haradinaj. Bashkimi i energjive më të mira pozitive ndihmon proceset stabilizuese e integruese në interes të përforcimit të perspektivës europiane të përbashkët”, shkruan Meta krah fotos.
Dy figurat politke ishin të pranishme në Samitin e Diasporës, i cili u mbajt për të dytin vit radhazi në vendin tonë dhe mirëpriti qindra personalitete shqiptare të spikatura të biznesit, shkencës, artit dhe kulturës që jetojnë jashtë vendit.