Në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, Presidenti Ilir Meta bën thirrje për bashkëpunim në parandalimin e largimit të të rinjve nga Shqipëria.
“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, dua të risjell edhe njëherë në vëmendje porosinë e veçantë të Papa Franceskut, që të gjithë së bashku duhet të bëjmë çmos që Shqipëria të mos pësojë “dimrin demografik” të Europës. Me përkujdesje, përkushtim dhe vëmendje maksimale në edukimin, arsimimin dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë, të frenojmë largimin e tyre dhe t’ju mundësojmë ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë e të qëndrueshme në Shqipëri“, shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale.
Për të 14-n ditë radhazi studentët pritet të protestojnë sot sërish për plotësimin e 8 kushteve të vendosura prej tyre.