Presidenti Ilir Meta do shkojë të hënën në Parlament. Lajmi është rikonfirmuar nga zëdhënësi i tij, Tedi Blushi me anë të një postimi në Facebook.
Meta do paraqitet në Parlament në orën 09:59.
“Të dashur kolegë gazetarë që vazhdoni të më pyesni nëse do të shkojë apo jo Presidenti Meta në Parlament.
Ju konfirmoj me përgjegjshmëri maksimale se: Ditën e hënë, Presidenti Meta në ora 09:59 do të jetë në Parlament”, shkroi Blushi.
Presidenti Ilir Meta është thirrur për të dëshmuar në Komisionin Hetimor në datën 9 shtator në orën 10:00. Data dhe ora u vendosën nga Komisioni Hetimor në dakordësi edhe me Presidencën.
Duket se Meta do të jetë zyrtari më i lartë i shtetit shqiptar që paraqitet në një komision hetimor.
Kreu i Shtetit deklaroi se do të shkojë në parlament pasi duhet të jetë shembull i bashkëpunimit institucional.
Meta është thirrur për të mbajtur qëndrim para deputetëve që kërkojnë shkarkimin e tij për shkelje kushtetuese.
Hetimi për Presidentin Meta do të zgjasë deri në 9 tetor.