Kryesore Burg përjetë për monstrën e Selenicës

Burg përjetë për monstrën e Selenicës

Një vit nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Selenicë të Vlorës ku Ridvan Zykaj vrau 8 familjarë të tij për arsye banale gjykata ka dhënë dënimin.

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm. Në 10 Gusht të 2018-ës, Zykaj kreu një masakër duke qëlluar viktimat në banesën e tyre.

Më pas ai u arratis por u kap nga policia në orët e para të mëngjesit të ditës tjetër.

Edhe pas krimit ai nuk ka shprehur asnjëherë pendese.