Presidenti Ilir Meta, ka ngritur sërish shqetësimin për rrezikun që po i kanoset vendit nga shpopullimi.
Referuar edhe zhvillimeve të fundit, me pushimin e çështjes gjyqësore ndaj shefit të opozitës Lulzim Basha për lobimin rus, Meta thotë se “rreziku i vërtetë rus” në Shqipëri është shpopullimi, ndaj ai përsërit edhe njëherë thirrjen ndaj klasës politike për dialog.
“Kambanat e alarmit po bien! Stop shpopullimit të Shqipërisë! Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit! Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët! 9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane! Koha është tani! Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë!”, thotë Meta.