Kryesore Meta, tjetër letër për KQZ-në: Si i zëvendësuat deputetët?

Meta, tjetër letër për KQZ-në: Si i zëvendësuat deputetët?

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një letër të dytë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku i kërkon praktikën shkresore të zëvendësimit të deputetëve të opozitës në Kuvend.

Meta kërkon konkretisht nga KQZ:

Praktikën shkresore të administruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për njoftimin e krijimit të vakancës në Kuvendin e Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit për çdo deputet të Kuvendit të Shqipërisë, ku përfshihet kopja e njoftimit të Kuvendit dhe kopja e dorëheqjes së deputetit nga mandati;

Kopje të vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për dhënien e mandatit kandidatit të radhës në listën shumëemërore për çdo vakancë të parakohshme të krijuar dhe të zëvendësuar deri më tani në Kuvendin e Shqipërisë.