Kreu i shtetit, Ilir Meta, u pyet sot nga gazetarët se përse nuk e ka dekretuar emërimin e Elidon Bendos në krye të SHISH pas largimit të Visho Ajazi Likës.
Në lidhje me këtë gjë, Meta sqaroi se duhet të jetë shumë i bindur që në krye të këtij institucioni të dekretojë drejtuesin.
“Duhet të kemi në konsideratë që një vendimmarrje e tillë është e rëndësishme dhe presidenti duhet të jetë i bindur se një vendimmarrje përfundimtare forcon pavarësinë dhe efikasitetin e një institucioni kaq të rëndësishëm të sigurisë kombëtare”, u shpreh Meta.
Këto deklarata, Presidenti i bëri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin e Malit të Zi, i cili po zhvillon vizitë zyrtare në vendin tonë.