Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është parë jashtë ambienteve të selisë së Partisë Demokratike ku ka zhvilluar një takim që ka zgjatur rreth 40 minuta me kreun e kësaj force politike, Sali Berishën në zyrën e këtij të fundit.
Së bashku me të është parë edhe deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ndërsa ende nuk dihet se me çfarë qëllimi është kryer vizita.
Takimi bëhet në kuadër të zgjedhjeve vendore, për të cilat, ditët e fundit dy liderët kanë folur publikisht për të dalë me një kandidat, duke paralajmëruar një marrëveshje mes dy partive.