Ekonomi Dollari bie nga ‘podiumi’, Euro rikuperon pikë

Dollari bie nga ‘podiumi’, Euro rikuperon pikë

Dollari amerikan ka regjistruar rënie të kuotës pas rritjes së ndjeshme që ka pasur gjatë gjithë kësaj periudhe teksa është blerë sot me 117.7 lekë dhe është shitur me 119 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq ka shënuar rritje të vlerës pas një kohe relativisht konstante kur nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të vlerës duke u blerë këtë mëngjes me 116.4 lekë dhe duke u shitur me 117 lekë.

Paundi britanik ka pasur një rritje të ndjeshme të kuotës mëngjesin e kësaj të marte pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 133 lekë dhe është shitur me 135 Lekë.