Një meteor ka goditur pjesën perëndimore të Kubës dy ditë më parë, duke dëmtuar ndërtesa të shumta në disa qytete në provincën Pinar del Rio, njoftoi gazeta shtetërore Granma. Meteori ra me “zhurmë të fuqishme” në qytetin e Viñales.
Hulumtuesit nga disa agjenci kubaneze, përfshirë Institutin e Gjeofizikës dhe Astronomisë, konfirmuan goditjet e meteorit. Ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA shkroi në Twitter rreth ngjarjes, duke thënë përfundimisht se radari mund të ketë zbuluar meteorin në orën 01:21. Shërbimi shkroi të premten për një meteor që është parë në qiell nëpër Florida Keys.
Shefi i byrosë së CNN në Havana, Patric Oppmann gjithashtu ka raportuar se “banorët e Vinales kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm”.
Në vitin 2013, një shpërthim meteori tronditi rajonin e Uraleve të Rusisë. Goditja ishte aq e fortë sa dritaret e ndërtesave u dëmtuan, ndërsa vala e zhurmës u përhap në të gjithë rajonin.
Më shumë se 1000 njerëz u plagosën, duke përfshirë edhe 200 fëmijë, sipas njoftimeve të lajmeve.