Sapo ka nisur sezoni i plazhit dhe një ndër shqetësimet kryesore për pushuesit që zgjedhin bregdetin këto ditë të nxehta është dëmtimi që i shkaktohet lëkurës nga dielli. Nëse nuk preferoni të zgjidhni kremra të ndryshëm për të evituar njollat e lëkurës që shkaktohet nga dielli, më poshtë keni disa metoda të thjeshta të cilat mund t’i praktikoni në kushte shtëpie, dhe ju ndihmojnë që të shmangni dëmtimin e lëkurës nga rrezet e forta.
Limoni është një zbardhues natyral i vlefshëm për njollat kafe: mjafton të marrim vetëm gjysmën e limonit, të derdhim mbi të pak kripë dhe fshijmë lehtësisht për rreth një minutë direkt zonën e prekur. Më pas, shpëlahet me ujë të ngrohtë. Përsëriteni çdo natë para gjumit për të paktën dy javë.
Aloe Vera Gel-Aplikoni në zonat e prekura xhel të freskët Aloe Vera, fërkojeni me kujdes për rreth një minutë. Shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.
Vaj i bajames së egër-Edhe vaji i bajames së egër ofron zbardhje të mirë të njollave kafe: vetëm aplikojeni në zonat e errëta të fytyrës 2 herë në ditë.
Gjalpë kakao -Merrni një losion që përmban gjalpë kakao 100% dhe aplikojeni në fytyrë gjatë natës dhe lëreni të veprojë për tërë natën.
Vaj sandali dhe ujë trëndafili Përgatitni një përzierje me 100 ml ujë trëndafili me 5 ml vaj esencial sandali. Aplikojeni mbi zonën e prekur dhe lëreni për të paktën 15 minuta.