Bota Michel: Pa hebrenjtë nuk do të ishim Europë

Michel: Pa hebrenjtë nuk do të ishim Europë

“Ne kemi nevojë për një politikë zero pandëshkueshmërie kundër antisemitizmit dhe Bashkimi Evropian duhet të udhëheqë luftën kundër antisemitizmit”, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në fjalimin e tij në Forumin Ndërkombëtar të Malmos në kujtim të Holokaustit dhe të luftës kundër antisemitizmit.

”Komisioni Evropian sapo ka prezantuar një strategji për të luftuar antisemitizmin”, shtoi ai.

”Bashkimi Evropian po forcon në mënyrë drastike legjislacionin që do të thotë luftë kundër urrejtjes në internet, që është fushëbeteja e re për sulmet antisemitike”, theksoi Michel.

”Përpjekjet tona duhet të garantojnë sigurinë e hebrenjve evropianë. Është turp për ne që studentët, vizitorët, muzetë ose besimtarët duhet të mbrohen nga njerëz të armatosur. Thjesht sepse ata janë hebrenj”, tha ai.

“Hebrenjtë janë në shtëpi në Europë. Hebrenjtë janë pjesë e Europës. Artistët. Mjekët. Shkencëtarët. Sipërmarrësit. Ata janë pjesë e së ardhmes sonë. E ardhmja jonë e përbashkët. Europa pa popullin hebre nuk do të ishte më Europë”, përfundoi presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në fjalimin e tij në Forumin Ndërkombëtar të Malmos në kujtim të Holokaustit dhe të luftës kundër antisemitizmit.