Të gjithë kemi atë komunikimin tonë të veçantë nënë-bijë dhe i tillë është edhe për Michelle Obama-n.
Ish-Zonja e Parë publikoi mesazhet që mori nga nëna e saj, Marian Lois Robinson, pas “Grammy Awards” dhe mund të themi që janë gallatë.
“Kur mami nuk mendon se je një e famshme ‘e vërtetë’”, shkruan Michelle në postimin e saj në Instagram.
Sipas mesazheve të shkëmbyera mësohet se, Michelle kishte harruar t’i thoshte të ëmës që do të shfaqej në eventin e ndarjes së çmimeve, ndërsa batutat mes tyre janë thjesht epike.
Mami: Mendoj se ishe një hit te “Grammys”.
Michelle: Jam ulur këtu me Valerie dhe ky tekst është kaq tipik nga ti. E pe?
Mami: A takove ndonjë nga yjet e vërteta apo ia mbathe menjëherë sapo mbarove punë?
Michelle: Të thashë që do të isha…
Mami: Jo s’më the. Do ta mbaja mend, edhe pse nuk mbaj mend shumë.
Michelle: Mendova se të thashë. Dhe unë jam një yll i vërtetë, meqë ra fjala.
Mami: Po.