Extra Jo vetëm që nuk hoqi dorë nga muzika, por Flori Mumajesi tashmë...

Jo vetëm që nuk hoqi dorë nga muzika, por Flori Mumajesi tashmë po eksperimenton me një tjetër profesion

Kantautori i famshëm dhe i talentuar Flori Mumajesi pothuajse gjithmonë qëllon direkt e në shenjë me këngët e tij, të cilat sa hap e mbyll sytë kthehen në hite.

Para disa ditësh Flori përmes llogarisë së tij në Instagram zbuloi publikisht dilemat e tij për të hequr dorë nga muzika.

Më pas ai postoi një video, ku njoftoi që nuk do të dorëzohet, pasi mbështetja që merr nga fansat e tij është aq e madhe saqë e bën atë të dashurojë gjithmonë e më shumë muzikën.

Ndërkohë, së fundmi duket se Flori po e tregon me vepra, jo vetëm faktin që nuk dorëzohet, por se çdo ditë e më shumë suksesi i tij po shtohet.

Përveçse këngëtar dhe tekstshkrues, Mumajesi ka vendosur që të eksperimentojë me një profesion tjetër, regjinë.

Klipin e fundit të këngës së Brunos “Zoti t’më vrasë” e ka projektuar vetë kantautori i njohur, me të cilin ka korrur sukses, pasi kënga është pritur mjaft mirë.