Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka uruar Shqipërinë me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë. Pompeo dërgon urime në emër të qeverisë së SHBA-së dhe popullit amerikan.
Pompeo thotë se këtë vit festohet për vendimin e BE-së për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë si dhe përgëzon vendin tonë për drejtimin e OSBE-së.
Pompeo shprehet se Shqipëria luan një rol qëndron për sigurimin e paqes dhe stabilitetit si pjesë e Aleancës së NATO-s.
“Ndërsa Shqipëria feston Ditën e saj të Pavarësisë, unë ju dërgoj urimet në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan. Këtë vit, ne festojmë edhe vendimin e Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë, një shenjë e përparimit të rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE. Ne e përgëzojmë Shqipërinë për udhëheqjen e saj si kryesuese e OSBE-së për 2020-ën dhe vlerësojmë gjithçka që ajo ka bërë për të shfaqur përkushtimin e saj ndaj komunitetit Transatlantik. Shqipëria luan një rol qendror në ndihmesën për sigurimin e paqes dhe stabilitetit si pjesë e Aleancës së NATO-s, dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Shqipërisë si një aleate e palëkundur”, thotë Pompeo ndërsa deklarata e tij mbyllet duke uruar mirëqenie dhe shëndet për popullin shqiptar duke punuar së bashku me SHBA-nënë sfidat që i ka përballur pandemia e Covid-19.
Kim uron shqiptarët: Jetë të gjatë Shqipërisë së pavarur
Një mesazh urimi me rastin e festës së pavarësisë së Shqipërisë ka ardhur edhe nga ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim uron të gjithë qytetarët shqiptarë.
“Më 28 Nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi, duke e shpallur të pavarur nga Perandoria Osmane. Jetë të gjatë Shqipërisë së Pavarur! Jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Ismail Qemalit & Skënderbeut! Gëzuar Ditën e Pavarësisë, miq të dashur shqiptarë”, shkruan Kim.