Aktualitet Lirohet i penduari i dosjes së grabitjes së Rinasit

Lirohet i penduari i dosjes së grabitjes së Rinasit

Gjykata e Apelit te Posaçëm ka liruar nga burgu një nga të penduarit  e dosjes së grabitjes së blindave me para.

Admir Çerpja, i dënuar me 5 vite e 8 muaj burg në vitin 2019, u la i lirë nga gjykata. Ai u arrestua në vitin 2017 si i përfshirë në grabitjen e blindave ta Rinasit.

Ai përfitoi ulje të dënimit për shkak të ndihmës që dha me dëshminë e tij në zbardhjen e ngjarjeve, ndërsa për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit.

Disa ditë me parë fitoi lirinë edhe Diton Memlika. Ata do të lirohen për të pritur gjykimin në masë më të butë.