Milan humbet ndeshjen e parë të sezonit 2019-2020 të Serie A, pasi u mund 1-0 në fushën e Udinese-s. Në “Dacia Arena” vendimtar goli blerjes më të re të klubit friulan, Becao, i cili shënoi në pjesën e dytë. Debutim i shëmtuar i trajnerit të ri të kuqezinjve, Giampaolo, i cili gjatë verës zëvendësoi Gennaro Gattuso-n.
Në 45 minutat e para të dy skuadrat dhuruan shumë pak emocione. Udinese u tregua më agresive, ndërsa Milani nuk diti të zgjidhte lojën. Si për të vështirësuar edhe më shumë gjërat, në fund të pjesës së parë, të tre mesfushorët e miqve, Borini, Calhanoglu dhe Paquetà kishin marrë nga një karton të verdhë secili.
Në pjesën e dytë po e njëjta histori. Me kalimin e minutave Milani fiton metra, por nuk arrin të rrezikojë para portës kundërshtare. Në të 72’ episodi vendimtar i ndeshjes: goditje këndi për Udinese-n dhe Becao me kokë mposht Donnarumma-n. Menjëherë më pas, portieri italian shpëton për mrekulli të tijtë nga goli i dytë.
Shtatë minuta nga fundi një fije shprese për kuqezinjtë kur arbitri kërkon mbështetjen e VAR për një prekje të topit me dor nga Samir i Udineses-s, por në fund nuk u akordua penallti.