I paprekshëm dhe titullar. Situata perfekte për një futbollist. Po sa prej tyre mund të thonë se ndodhen në kushte të tilla? Te Milani, veçanërisht, shumë pak. Organika e kuqezinjve, në fakt, është një tenxhere që po zien, sepse në harkun e një muaji kanë ndryshuar shumë gjëra.
Është normale që një gjë e tillë të ndodhë kur ndryshon trajneri dhe drejtori teknik. Është normale që të jetë kështu kur një klub duhet të përshtatet me parametrat e Fair Play-t Financiar. Për këto arsye, te Milan-i i këtij fund qershori është më e lehtë të numërohen lojtarët e paprekshëm se ata që janë në rrezik.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, janë plot tre dhe më i vjetri prej tyre do të mbushë 25 vjeç janarin e ardhshëm. Ata janë Romagnoli, Paqueta dhe Piatek. Kjo treshe do të jetë shtylla kurrizore e Milanit të Giampaolo-s.