Dukej gjithçka e mbyllur, por e ardhmja e Nicolo Barella nuk është vendosur ende. Mesfushori i Cagliarit ishte shumë pranë kalimit te Inter por së fundmi për të transferimin e tij ka ndërhyrë edhe Milani, me Paolo Maldinin që e dëshiron me patjetër 22-vjeçarin me fanellën kuq e zi.
Barella, i cili vlerësohet rreth 50 milionë euro nga klubi sard, kishte arritur një marrëveshje me Interin, por ndërhyrja e Milanit mund të prishë planet e zikaltërve.
Nga ana e tyre drejtuesit e Milanit do të kërkojnë që të bindin presidentin e Cagliarit, duke ofruar para dhe kartonin e sulmuesit Patrick Cutrone për të marrë Barella.