Elon Musk, kreu i fabrikës së prodhimit të makinave elektrike Tesla, bëri thirrje për fillimin e shpejtë të ekonomisë amerikane dhe tha se futja e karantinës ishte një “masë fashiste”.
Ai sulmoi masa kufizuese të paraqitura për të frenuar përhapjen e virusit, duke thënë se është një “burgosje me forcë e njerëzve në shtëpitë e tyre kundër të gjitha të drejtave të tyre të garantuara me Kushtetutë”.
“Kjo do të shkaktojë dëm të madh, jo vetëm për Tesla-n, por për shumë kompani”, shtoi ai.
Kompania e Musk fitoi 16 milion dollarë në tremujorin e parë të këtij viti.
Zyrtarët shëndetësorë amerikanë thonë se masat janë vendimtare për të ngadalësuar përhapjen e infeksionit.
Më parë, Musk u kishte bërë thirrje mediave sociale për hapjen e shpejtë të ekonomisë amerikane.