Aktualitet Mina me telekomandë për grupet kriminale, “burg pa afat” për 66-vjeçarin nga...

Mina me telekomandë për grupet kriminale, “burg pa afat” për 66-vjeçarin nga Dibra

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për 66-vjeçarin Qemal Ajazi nga Dibra.

Ajazi u arrestua 4 ditë më parë nga Policia e Lezhës pasi dyshohet se prodhon mina me telekomanda dhe siguronte monicion luftarak për grupet kriminale.

Çështja ndaj tij i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Dibrës, pasi personi i vënë nën akuzë është nga Lura e Dibrës dhe sendet e kundraligjshme ju gjetën pikërisht në oborrin e banesës së tij në këtë zonë.

Policia sekuestroi 3 mina me telekomandë, 2 armë zjarri, 40 kallëpe tritoli, 45 kapsolla detonatore, 45 krehra me fishekë dhe rreth 2 200 fishekë luftarakë, të cilat iu gjetën në oborrin e banesës së 66-vjeçarit.